Burgjet shqiptare janë të mbushura me të rinj nga mosha 18 deri në 25 vjeç.

Sipas të dhënave zyrtare të drejtorisë se përgjithshme 496 te arrestuar gjatë muajve të fundit dhe që janë të parabugosur për të cilët drejtësia nuk ka folur ende nëse janë fajtorë apo jo, rezultojnë të moshës 18 deri në 25 vjeç. 803 të tjerë janë të dënuar dhe i përkasin të njëjtës moshe.

Pjesa dërrmuese e të rinjve që dalin përpara gjykatës akuzohen për shpërndarje droge, plagosje, vjedhje deri dhe vrasje.

Rezulton se shumë të rinj e nisin karrierën ne krim për ngjarje banale si vjedhjet, apo edhe drejtimi i mjetit pa dokumente dhe në gjendje të dehur dhe më pas ata kthehen në qeli si përsëritës

Numri i adoleshentëve që janë shërbim prove dhe që ju është dhëne një mundësi tjetër është 300 persona , ndërsa ata që janë nën moshë mbahen në institutin e Kavajës.

Në burgje dhe në paraburgim  mbahen 4994 persona të grupmoshave të ndryshme, prej të cilëve 186 janë të dënuar të përjetshëm.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA