Hakmarrja është pista kryesore e vrasjes së Ismet Çekorjas në lagjen rus në Shkodër.
Rreth orës 15.00 të së premtes 57 vjeçari doli nga banesa për në market ku bleu disa birra, por nuk mundi dot të kthehej i gjallë në shtëpi. Autorët që dyshohet se kishin akses në kamerat e sigurisë në zonë u afruan me një motor me skafandër dhe qëlluan drejt tij duke e lënë të vdekur.
Në këto kamera sigurie është fokusuar grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes. Në polici janë thirrur dëshmitarë dhe persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen por ende grupi hetimor nuk ka një emër për ekzekutorin.
Në polici u thirr për të dëshmuar edhe Alban Bruçi ndaj të cilit u bë një atentat më 25 gusht dhe si autor është shpallur në kërkim djali i viktims, Besnik Çekorja së bashku me Tornado Fushën.
Bajram Çekorja ka precendentë të mëparshëm penale dhe rezulton i arrestuar në 2016 për tenativë vrasje si dhe në 2019 si pjesë e një grupi criminal.
4 ditë para vrasjes Ismet Çekorja, doli në një deklaratë për mediat ku i doli në mbrojtje të birit duke thënë se nuk kishte lidhje me atentatin ndaj Alban Bruçit të ndodhur në 25 gusht. Sipas tij familja cekorja po sulmohej nga një grup banditësh të lidhur me njerëz me pushtet.
Top Channel