Ky është vendi ku ndodhi sulmi me armë zjarri ndaj dy policëve të Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe punonjësit të Policisë Kufitare Sarandë, mbrëmjen e sotme në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur në Lagjen “Partizani” në Vlorë, ku dy policët Anxhelo Breshani dhe Nako Mehmetaj, janë qëlluar teksa po lëviznin me makinë, të cilët fatmirësisht kanë shpëtuar pa asnjë lëndim.
Në momentin e ngjarjes, punonjësit e Policë kanë qenë jashtë shërbimit, duke udhëtuar me automjet privat, ndërsa në vendngjarje janë gjetur pesë gëzhoja.
Policia është duke vijuar hetimet për identifikimin e personave që kanë qenë në automjet tip “Volsfagen”, nga i cili është qëlluar në drejtim të dy policeve.
Janë duke u këqyrur dhe kamerat e sigurisë se bizneseve përgjatë rrugës ku ndodhi ngjarja
Top Channel