Ky është Nako Mehmetaj, punonjës i Policisë Kufitare Sarandë, ndaj të cilit u qëllua mbrëmjen e sotme në Vlorë me armë zjarri, teksa po lëvizte me makinë.

Mehmetaj ishte në makinë së bashku me Anxhelo Breshanin, punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Vlorës. Ndaj tyre u qëllua disa herë me armë zjarri, pistoletë, por fatmirësisht plumbat nuk i kapën.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Partizani” të Vlorës teksa punonjësit e policisë kanë qenë jashtë shërbimit, duke udhëtuar me automjet privat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA