Turizëm i vakët në 2025/ 12.5 milionë të huaj. Më shumë turistë low cost, shtohen të huajt tranzit
23/01 20:05
Çmimet e lëndëve djegëse kanë pësuar një tjetër ulje të lehtë këtë të enjte, pas vendimit të dy ditëve më parë nga Bordi i Transparencës.
Nafta ka pësuar një ulje prej dy lekësh. Nga pasditja e sotme do të shitet për 237 lekë/litri.
Me tre lekë është ulur dhe çmimi i benzinës. Në pikat e karburantit, një litër benzinë do të tregtohet për 196 lekë/litri.
Ndërsa çmimi i gazit për automjetet mbetet i pandryshuar dhe do të vazhdojë të shitet me 78 lekë për një litër.
Vendimet e Bordit të Transparencës janë si rezultat i uljes së çmimeve në bursën Platts Mediteran.
Top Channel