Vrasje me “urdhër mbrojtjeje”! Arsen Muskurti qëlloi vëllain e kunatën sapo mori urdhrin e gjykatës në dorë

31/08/2022 15:08

Gjakftohtë dhe i pa penduar, 38-vjeçari Arsen Muskurti ka pranuar vrasjen e vëllait dhe kunatës para uniformave blu dhe ka treguar dhe ku e ka hedhur armën e krimit. 

Ardhja e një fletëthirrjeje nga gjykata, ku vëllai Dritan Muskurti kishte kërkuar urdhër mbrojtje nga ai, duket se ka bërë që 38-vjeçari të humbë arsyen e të ndërmarrë aktin ekstrem. Aktin e kishte paralajmëruar që më parë në “Facebook” dhe pasi u pajis me një armë pa leje, shkoi në vendin e tyre të punës dhe i vrau. Dy orë pas ngjarjes, ai u arrestua në rrugën “5 Maji” në Tiranë.

Konfliktet mes vëllezërve ishin të vazhdueshme për arsye të ndryshme kryesisht për prona dhe për problem familjare. Të dy vëllezërit kishin agjenci udhëtimesh dhe çonin besimtarë në Arabinë Saudite.

38-vjeçari akuzonte vëllain dhe të kunatën se nëpërmjet  adresave false në “Facebook” denigronin figurën e tij pasi kishte zgjedhur të jetonte sipas ligjeve të islamit që e lejon më shumë se një martesë. Ndërsa nga ana tjetër, Dritan Maskuti dhe e shoqja i ishin drejtuar policisë me pretendimin se Arsen Maskuti i kërcënon.

Konfliktet e nisura prej vitesh përfunduan në vrasje të dyfishtë të çiftit Dritan e Nora Maskuti, të cilët lanë jetim 3 fëmijë të mitur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA