Viktimat Dritan dhe Nora Muskurti

“Jam paraqitur në komisariat me vullnetin tim, pasi sot në datë 25 gusht 2022  vëllai im  Arsen Muskurti , pas një konflikti përballë dyqanit, ka lëvizur dy tre herë në këmbë përpara zyrave të dyqanit tim”,  ky është rrëfimi i fundit i viktimës Dritan Muskurti dhënë përpara policisë së Tiranës pesë ditë përpara se të vritej, në të cilën ai lutej për urdhër mbrojtjeje dhe në të cilën kërkon ta ruanin nga i vëllai Arsen Muskurti.

Kjo kërkesë që TCH  e disponon Exlusivisht u referua në gjykatën civile që kishte lënë si seancë të parë datën 9 shtator.

Por Dritan Muskurti dhe gruaja e tij Nora Muskurti u qëlluan me armë zjarri nga Arsen Muskurti , që më pas u arrestua nga policia për krimin e dyfishtë.

Në padi viktima shton se ” dua të theksoj se pasi kam parë kamerat dyshoj se poshtë bluzës së tij ka patur armë të llojit pistoletë , pasi jam në dijeni se ai ka armë me vete”.

Por kjo armë nuk u gjet nga policia.

Viktima rrëfen se si pasi bashkëshortja iu lut të mos paraqitej në zyrë ai njoftoi policinë për ndihmë. Ai shton se kishte parë në Facebook  të vëllain Arsenin që me profilin Hamza  Muskurti përmendte se ata kishin hapur një llogari Facebooku kundër tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA