Vrau babanë dhe nuk tregoi pendesë, mbërrin në gjykatën e Fierit Mariglen Muhametaj
28/08/2022 08:39
Me pranga në duar dhe nën masa të forta sigurie ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Fierit 37-vjeçari Mariglen Muhametaj që dy ditë më parë vrau babanë e tij 73-vjecarin Qemal Muhametaj në Mallakaster.
37-vjecari do të përballet sot me togat e zeza nga do të merret masa e sigurisë. Seanca gjyqësore ndaj të akuzuarit drejtohet nga Prokuror Andi Pogace dhe gjyqtar Sonila Hoxha .
Me herët, në prani të policisë dhe grupit hetimor 37-vjeçari ka pranuar vrasjen duke rrëfyer edhe të gjithë detajet e ngjarjes, pa treguar pendesë.
Top Channel