“A je gango ti “/ Dhunoi qenin live në “TikTok”, e pëson keq Cllevio

28/08/2022 11:41

Klevjol Ahmeti, i njohur si ‘Cllevio Serbiano’ është vënë nën hetim nga policia pasi u shfaq në “Tiktok” duke keqtrajtuar qenin e tij.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Cllevio duket sesi godet vazhdimisht qenin, teksa dëgjohen ulërimat e kafshës.

36-vjeçari  duket teksa e kap kafshën shtëpiake nga koka dhe më pas i gjuan me shqelma, ndërsa qeni mundohet të largohet.

“Hjade këtu, a je gango ti. Hajde këtu, ku vete tani. Nga gango na u bëre lango. Hajde pra. Apo do ikësh me  vrap lart. Mos e ha bidonin. Ti do hash bidonin rri tani aty. Kështu e meriton ti të rrish. Më shiko njëherë. Si do ia bëjmë. Do më dëgjosh mua apo do të bësh me kokën tënde. Dëgjo këtu, pse u fute këtu. Shiko njëherë. Hip sipër në shtëpi. Nuk po kupton ti akoma. Unë them hip sipër”, i thotë Cllevio qenit.

 

@livestream_albania #gango #cllevioserbiano44 ♬ original sound – Livestream_albania

Ahmeti është në arrest shtëpie për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

“Në lidhje me një video të postuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një shtetas, në ambientet e banesës, duke keqtrajtuar një kafshë shtëpiake (qen), ju sqarojmë se: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas publikimit të pamjeve filmike, referuan materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasit K. A., 36 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”. 36-vjeçari është aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm”- njoftoi policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA