“Një Reblochon i madh më pak në ditë”; në rajonin e Haute-Savoie në Alpet franceze, thatësira e verës ka pasur edhe të tjera pasoja të paparashikuara.
Që prej fillimit të stinës së nxehtë, fermerët kanë vënë re një ulje të prodhimit. Bari tashmë i zverdhur, ka nisur të mungojë dhe fare në një pjesë të kullotave, ndërsa për shkak të kësaj situate, qumështi i lopëve po i humbet cilësitë e djathit.
Nga ky fenomen janë prekur të tetë llojet e djathit që e kanë bërë edhe më të famshëm këtë rajon.
Theo Bargetzy, fermer: Bari siç e shikoni këtu, është zverdhur e është tharë dhe lopët nuk e hanë. Bari më i shkurtër jeshil, vazhdon të jetë i mirë, por nuk është e një cilësie të lartë sepse nuk ka mjaftueshëm ujë që të rritet. Ne po shohim se sasia e qumështit të lopëve tona është zvogëluar, por edhe cilësia e tij përsa i takon prodhimit të djathit, ka rënë.
I nxehti rekord dhe thatësira që pllakosën Francën këtë vit, nuk kursyen as Alpet. Shumë turistë që vizituan zonën, e shpresuan të largoheshin prej andej edhe me ndonjë nga djathërat e famshëm të saj, që kanë fituar dhe mjaft çmime, u kthyen duarbosh.
Korriku ishte muaji më i thatë i Francës që prej vitit 1961, ndërsa valët e të nxehtit i ngritën temperaturat pranë La Clusaz në mbi 30 gradë Celsius, diçka e padëgjuar kjo për zonën.
Top Channel