Kompensimi i naftës për transportin publik do të zgjatet edhe me tre muaj.
Vendimi është miratuar sot nga qeveria dhe sipas ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku kjo masë mbështetëse do të jetë e vlefshme deri në fund të muajit tetor.
Sipas saj, kjo masë nuk do të ketë kosto shtesë për arkën e shtetit, pasi përgjatë kësaj periudhe do të përdoret pjesa e pashfrytëzuar e parave që ishin planifikuar në paketën e parë antikrizë për transportin publik.
“Nga paketat e vënë në dispozicion gjatë prillit është konsumuar rreth 60% e fondeve në dispozicion. Do të preferonim që këto fonde të ishim konsumuar të gjitha. Me aktin e sotëm është marrë vendimi që kjo paketë të vazhdojë dhe të qëndrojë në fuqi deri në tetor. Nuk do të ketë asnjë impakt shtesë në buxhetin e shtetit pasi është parashikuar që nga fillimi I vitit në paketën anti krizë” – tha Belinda Balluku
Paketa për kompensimin e naftës 100 lekë për litër për transportin publik, një nga sektorët më të prekur nga pandemia dhe kriza e çmimeve ka hyrë në fuqi ne mes të muajit prilli.
Ndërsa fondi i vënë në dispozicion për të mos rritur çmimin e biletave për shkak të shtrenjtimit të naftës ishte 500 milionë lekë.
Top Channel