Të shtëna me arme zjarri janë dëgjuar në lagjen “Rus” të Shkodrës.

Autori/ Autorët kanë qëlluar drejt mjetit tip “Audi”, që drejtohej nga 25-vjeçari me iniciale A.B. por nuk raportohet për të plagosur.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:30, shtetasi A. B., 25 vjeç, ka kallëzuar se, në lagjen “Partizani”, Shkodër është qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit tip “Audi”.

Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli edhe në zonën përreth, me qëllim kapjen e autorit/ëve.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA