30-vjeçari vret babanë në Mallakastër (Emrat)
25/08/2022 22:26
Një 30-vjeçar raportohet se ka vrarë babanë këtë mbrëmje në Mallakastër.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 21:30, në fshatin Greshicë, në shtëpinë ku i riu jetonte me prindërit.
Mariglen Muhametaj, që sipas policisë vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka qëlluar me sende të forta të atin. 73-vjeçari Qemal Muhametaj ka ndërruar jetë, ndërsa autori është larguar nga vendngjarja.
Top Channel