Turistët italianë, spanjollë e belgë që kërkonin këtë të martë të vizitonin rrënojat e Orikut të lashtë u përballën me ndalimin në një postbllok ku para incidentit të së shtunës në gramsh ishte më e lehtë për të kaluar në hyrje të Pashalimanit.
“Kam ardhur të vizitoj këtë vend për të tretën ditë radhazi, por është e pamundur te hyjmë nuk na lejojnë. Jemi pak te mërzitur se po humbasim shumë kohë“- shprehet një turiste nga Barcelona.
“Na thanë që është e mbyllur dhe nuk mund të hyjmë, arsyen nuk na e shpjegoi njeri, di që është bazë ushtarake“- thotë një tjetër turist.
Angel nga Katalunja ka lexuar në broshurat turistike për parkun dhe historinë e bazës por sot nuk mundi të hyjë i ndaluar në postbllok.
“E pashë në Booking dhe mu duk një vend shumë interesant. Ajo çfarë duam te shikojmë janë gjërat antike dhe mundësisht ti fotografojmë ato. Por ishte e pamundur të hynim“- thotë ai.
Ndërsa një grup me turistë nga Belgjika nuk ka mundur te futen ne këtë park arkeologjik pasi panë qe vizitore te tjerë po ktheheshin.
Sipas punonjësit Hysen Abilaliaj ka pasur raste ku turistët kryesisht shqiptarë dhe italiane janë ndarë nga grupi për të shkuar ne bazën ushtarake por janë identifikuar nga post blloku ne nr 2 dhe janë kthyer mbrapsht.
Ndërkohë që nuk kanë munguar dhe rastet shprehet punonjësi i parkut ku një turiste Bjellorus vitin e kaluar ka tentuar te futet në bazën e Pashalaimanit duke pretenduar se kishte ngatërruar rrugën, por u kap dhe u ndalua nga rojet e postbllokut. Një rast tjetër po vitin e kaluar një turist rus ka zbritur nga mali i Karaburunit drejt bazës dhe jo nga postblloku, është kapur brenda bazës duke fotografuar dhe është shoqëruar dhe marre ne pyetje nga strukturat përkatëse.
Prej tre ditësh në këtë bazë ushtarake janë shtuar masat e sigurisë dhe forcat e armatosur gjë që ka sjellë dhe probleme në sqarimin e turistëve që kërkojnë te vizitojnë parkun arkeologjik të Orikut.
Top Channel