Është prezantuar Bentley më i fuqishëm në histori i cili ka çmim prej 2.3 milion euro teksa marka luksoze britanike e feston “fundin” e makinave me motor të fuqishëm me benzinë në prag të përshpejtimit të revolucionit të saj elektrik.
Edhe pse Bentley Mulliner Batur i ri ekskluziv me shpejtësi 320kMh fuqizohet nga një motor i madh 6.0-litërsh W12 me benzinë që zhvillon më shumë se 740 kuaj-fuqi, një teknologji e tillë që dominoi shekullin e 20-të tani ka arritur kulmin dhe përballet me ‘pensionin’ e afërt në shekullin e 21-të.
Por kjo makinë e meriton që të largohet me një festë të madhe, bëjnë të ditur nga Bentley të cilët e prezantuan Batur në Javën e Makinave në Monterey përpara 500 klientëve VIP nga mbarë bota. Daily Mail thotë se ishin me fat që e kishin një pamje ekskluzive bashkë ne drejtorin ekzekutiv dhe shefin e dizajnit përderisa makina ishte në Mbretëri të Bashkuar, para se ajo të nisej në SHBA.
Shefat thonë se stili i “coupes” sportive të Grand Tourer Batur shënon gjithashtu fillimin e një revolucioni të dizajnit që do të nxisë pamjen e familjes së tyre të ardhshme të gjeneratës së re të limuzinave dhe makina sportive të pastra elektrike, si pjesë e strategjisë së saj “Beyond 100″ të shekullit të dytë. Nga kompania deklaruan se:
Kjo është një shfaqje e një ADN-je të re të dizajnit e cila përfundimisht do të udhëheqë dizajnin e gamës së ardhshme të Bentley të automjeteve elektrike me bateri.
I emëruar sipas një liqeni kraterik 88 metra të thellë në ishullin Bali të Indonezisë, në shitje janë vetëm 18 ekzemplarë të Batur-it të ri dhe të gjithat veçse janë rezervuar nga klientët e markës britanike./TAR
Top Channel