Nuk kishin dokumentacionet e nevojshme, bllokohen dy mjete lundruese në plazhin e Ksamilit dhe Llamanit

20/08/2022 16:52

Dy mjete lundruese janë bllokuar në plazhin e Ksamilit dhe Llamanit, ndërsa drejtuesit janë ndëshkuar me gjobë rreth 10.000 lekë të rinj secili.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Sarandë konstatuan në plazhin e Ksamilit një mjet lundrues tip gomone, me drejtues shtetasin K. P. banues në Ksamil, i cili nuk dispononte dokumentacionin përkatës. Më pas është bërë shoqërimi i personit në breg dhe bllokimi i mjetit në portin e Sarandës.

Ndërsa në plazhin e Llamanit një tjetër mjet lundrues tip skaf me drejtues shtetasin R. P. banues në Vlorë, i cili po ashtu nuk dispononte dokumentacionin përkatës, u shoqërua për në portin e Himarës, aty ku u bë edhe bllokimi  mjetit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA