U ndërpre energjia më shumë se një orë në rrugën “5 Maji”/ OSSH apelon subjektet private: Njoftoni për çdo punim
16/08/2022 20:00
Sot, një pjesë e zonës te rruga “5 Maji” (pranë tregut industrial) nuk është furnizuar me energji elektrike prej më shumë se 1 orë.
Kjo për shkak se Fideri A11 i Nst Rajonal u dëmtua nga një subjekt privat.
OSSH njoftoi policinë për procedurat ligjore, ndërkohë mori masa për normalizimin e situatës.
Duke marrë shkak nga rastet e përsëritura, OSSH apelon subjektet private (palët e treta) të njoftojnë shoqërinë e shpërndarjes për çdo punim (gërrmim), që të azhurnohen me rrjetin dhe të evitojë dëmtimet me pasoja te shërbimi ndaj abonentit, por edhe vet OSHEE Group
Top Channel