Një kompani e re nga India, “Ola Electric Mobility”, e cila nga viti 2017 prodhon skuterë elektrikë, sot ka paralajmëruar prodhimin e makinës më moderne elektrike në Indi që do të fillojë në vitin 2024.

Sipas Bavish Argaval, bashkëthemelues dhe drejtor ekzekutiv i ‘Ola Eletric’, makina e re elektrike ka linja sportive, kulmin nga xhami dhe kompjuterin më të avancuar me opsione të ndryshme.

Makina elektrike indiane ka një rreze të autonomisë prej 500 kilometrave që nënkupton se me vetëm një mbushje të baterisë mund t’i përshkojë këto kilometra.

Shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për vetëm katër sekonda, e shumë detaje të tjera nuk janë bërë të ditura.

Mediat indiane raportojnë se madhësia e makinës do të jetë e ngjashme me atë të një “hatchbacku” dhe fakti se prodhimi do të fillojë pas dy viteve dhe se akoma nuk dihet për performancat, tregon më së miri se makina është akoma në fazën e zhvillimit.

Top Albania Radio shkruan se kompania gjithashtu ka prezantuar skuterin e ri S1 dhe ka paralajmëruar prodhimin e baterive, që do të mund të shërbenin për ata pronarë të skuterëve që u është prishur bateria.

Makinat elektrike, skuterët dhe bateritë do të prodhohen në fabrikën më moderne në Indi të quajtur “fabrika e të ardhmes”, thuhet në web-faqen e kësaj kompanie. Përveç se do të punësohen rreth 10 mijë gra që do të jenë pothuajse 100% fuqia punëtore, fabrika do të ketë në dispozicion 3 mijë robotë të cilët do t’i kontrollojë inteligjenca artificiale.

Ndërkaq, kur është fjala për makina elektrike, Volkswagen Group në gjashtë muajt e parë të vitit, prapa vetes ka lënë dy rivalët e mëdhenj, Stellantisin dhe Teslan.

Stellantis gjithashtu ka arritur një rezultat të mirë, duke marrë parasysh se i është ofruar mjaft prodhuesit gjerman dhe me shitje ka tejkaluar edhe Teslan.

Volkswagen në Evropë në gjashtëmujorin e parë të vitit ka arritur t’i shpërndajë makinat e porositura, teksa Stellantis u rëndit në vendin e dytë me 105.413 makina elektrike të porositura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA