Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë  rreth orës 20:30, në aksin rrugor Vlorë-Selenicë.

Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Armen, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin I. C., 36 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Nisan” me drejtues shtetasin A. A., 51 vjeç, ku si pasojë është dëmtuar pasagjeria e këtij mjeti, shtetasja M. A., 43 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA