Stoltenberg: Lufta në Ukrainë është momenti më i rrezikshëm për Evropën që nga Lufta e Dytë Botërore

04/08/2022 16:00

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar ditën e sotme se lufta në Ukrainë është momenti më i rrezikshëm për Evropën që nga Lufta e Dytë Botërore dhe Rusia nuk duhet të lejohet të fitojë.

Sipas tij, për të parandaluar suksesin e Moskës, NATO-s dhe vendeve anëtare të saj mund të duhet të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën me armë dhe ndihmë të tjera për një kohë të gjatë.

“Është në interesin tonë që kjo lloj politike agresive të mos ketë sukses”, citohet të ketë thënë Stoltenberg në një fjalim në vendlindjen e tij, Norvegji.

Duke e përshkruar atë që Moska e quan një “operacion special ushtarak” si një sulm ndaj rendit aktual botëror, Stoltenberg tha se aleanca duhej të parandalonte përhapjen e luftës.

“Kjo është situata më e rrezikshme në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”, ka vënë theksin ai.

Por “nëse presidenti (Vladimir) Putin madje mendon të bëjë diçka të ngjashme me një vend të NATO-s siç ka bërë me Gjeorgjinë, Moldavinë ose Ukrainën, atëherë e gjithë NATO do të përfshihet menjëherë”, ka shtuar Stoltenberg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA