Kina në pozicion lufte? Manovra ushtarake rreth Tajvanit

04/08/2022 11:27

Menjëherë pas largimit të kryedemokrates amerikane Nency pelosi, Kina ka lëshuar disa raketa balistike në ujërat rreth brigjeve verilindore dhe jugperëndimore të Tajvanit.

Veprimet e saj kanë ngritur shqetësim të madh në ishullin e vetëqeverisur, që tashmë e ndjen vetën të rrezikuar nga një sulm i mundshëm, por Kina i justifikon veprimet e saj thjesht si  pjesë e stërvitjeve ushtarake .

Stërvitjet me zjarr të drejtpërdrejtë në Kinë filluan në orën 12:00 me kohën lokale (dhe do të përfundojnë të dielën, ndërsa Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se kishte aktivizuar sistemet përkatëse të mbrojtjes në çdo rast.

Në mes të frikës se ndoshta Kina mund të lëshojë një raketë në ishull, Marina amerikane po dërgon një aeroplanmbajtëse drejt Tajvanit, në atë që thotë se janë “operacione normale dhe të planifikuara” në Detin Filipine.

Kina, që e konsideron Tajvanin si një provincë të saj, e dënoi vizitën e Pelosit, duke thënë se rrezikoi seriozisht paqen dhe stabilitetin në Ngushticën e Tajvanit.

Të mërkurën mbrëma, vetëm disa orë pasi Pelosi u nis për në Korenë e Jugut, aeroplanë të paidentifikuar, ndoshta dronë, fluturuan mbi zonën e ishujve periferikë Kinmen të Tajvanit pranë bregut kontinental, tha ministria e mbrojtjes e Tajvanit.

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, e quajti vizitën e Pelosit në Tajvan një akt “të papërgjegjshëm dhe irracional” nga Shtetet e Bashkuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA