Prej dy ditësh familja Avdia ka hapur dyert e mortit në Laprakë, pas humbjes së vajzën së tyre Jonadës në Potam, kur u godit nga një gomone.
Personazhe të njohur, zyrtarë, politikanë dhe qytetarë u janë bashkuar hidhërimit të familjes pas tragjedisë së 2 gushtit.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano vizitoi sot familjen dhe u shprehu ngushëllimet për Jonadën e vogël.
Ai theksoi se prania e tij është si prind që shpreh dhimbjen për humbjen e fëmijës shtatë vjeçare.
“Ngushëllime familjes, kam ardhur këtu si prind që të shpreh dhimbjen për humbjen tragjike të fëmijës. Falenderoj familejn Avdia, e cila distancohet nga ngjyrime të ndryshme në lidhje me ngjarjen tragjike”, u shpreh Nano, por nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve.
Top Channel