Prej disa minutash një zjarr ka përfshirë Malin e Zefjanës në fshatin Rrenc të Vaut të Dejës.

Flakët të favorizuara nga era e fortë janë përhapur me shpejtësi në një pjesë të zonës.

Menjëherë kanë shkuar në vendngjarje zjarrfikësit e Vaut të Dejës, Shkodrës dhe Malësisë së Madhe.

Për të mbajtur situatën nën kontroll për t’i ardhur në ndihmë janë nisur zjarrfikësit  e Pukës dhe Fushë-Arrëzit.

Për momentin flakët nuk rrezikojnë banesat,  por dëmet janë të mëdha për shkak të përmasave të zjarrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA