Stuhia diellore godet sot tokën, parashikohen ndërprerje të vogla të energjisë dhe valëve

03/08/2022 13:32
Një ilustrim i stuhisë diellore Foto nga Shutterstock

Administrata kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) parashikoi se një stuhi gjeomagnetike apo ndryshe diellorë do të godasë pothuajse me siguri Tokën më 3 gusht 2022.

Parashikimi erdhi pasi ata zbuluan materialet e gazta që rrjedhin nga një hendek jugor brenda ambientit të diellit. Besohet se stuhia gjeomagnetike nuk ka shumë rrezikshmëri. Megjithatë, mund të shkaktojë ndërprerje të energjisë dhe valëve  dhe gjithashtu mund të kenë një efekt mbi kafshët .

Stuhi G-1 është e dobët sipas NOAA, teksa thekson se stuhitë më ekstreme gjeomagnetike mund të prishin fushën magnetike të planetit tonë aq sa të bëjjë satelitët të bien në Tokë, e madje të krijojnë probleme edhe me internetin .

Kjo stuhi vjen ndërsa dielli hyn në fazën e tij më aktive të ciklit të tij diellor afërsisht 11-vjeçar.

Astronomët e kanë ditur që nga viti 1775 se aktiviteti diellor ngrihet dhe bie në cikle, por kohët e fundit, dielli ka qenë më aktiv se sa pritej, me gati dyfishin e shfaqjes së njollave diellore të parashikuara nga NOAA . Shkencëtarët parashikojnë që aktiviteti i diellit do të rritet në mënyrë të qëndrueshme për vitet e ardhshme, duke arritur një maksimum të përgjithshëm në vitin 2025 përpara se të ulet përsëri.

Shkencëtarët mendojnë se stuhia më e madhe diellore e dëshmuar ndonjëherë gjatë historisë bashkëkohore ishte Ngjarja Carrington e vitit 1859, e cila lëshoi ​​afërsisht të njëjtën energji si 10 miliardë bomba atomike 1 megaton. Nëse një ngjarje e tillë do të ndodhte sot, ajo do të shkaktonte triliona dollarë dëme dhe do të shkaktonte ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike, sipas NASA-s .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA