Ankandi i obligacioneve! Interes i lartë, investitorët ofruan trefishin e shumës që shpalli Ministria e Financave
29/01 19:51
Banka e Shqipërisë ka rritur për të tretën herë radhazi brenda vitit normën bazë të interesit me 0.5% duke e çuar atë në 1.75%, nga 1.25% që ishte.
Kjo ndërhyrje në politikën monetare nga banka qendrore synon të frenojë rritjen e çmimeve dhe mbajtjen nën kontroll të normës së inflacionit që aktualisht është 7.4%, më e larta në dy dekada.
Sipas Guvernatorit të bankës qendrore Gent Sejko, inflacioni i lartë mbetet rreziku kryesor për rritjen afatgjatë të ekonomisë së vendit.
Ai shtoi çmimet do të vazhdojnë të qëndrojnë të larta dhe do të kulmojnë veçanërisht në 6-mujorin e dytë të këtij viti. Në projeksionet e bankës së Shqipërisë, inflacioni pritet të kthehet në objektiv në gjysmën e parë të vitit 2024.
Top Channel