Operacioni i jashtëzakonshëm, ndahen binjakët që kishin lindur të bashkuar (Foto)

02/08/2022 13:56

Një operacion i ndërlikuar u zhvillua në Rio de Zhanero për të ndarë binjakët brazilianë tre vjeçar me kokë dhe tru të bashkuar me ndihmën e realitetit virtual

Arthur dhe Bernardo Lima të lindur në vitin 2018 në shtetin Roraima në Brazilin verior si binjakë kraniopagus, një gjendje jashtëzakonisht e rrallë në të cilën vëllezërit e motrat janë të bashkuar në kafkë.

Të bashkuar në majë të kokës për gati katër vjet vëllezërit tani janë në gjendje të shikojnë njëri-tjetrin në fytyrë për herë të parë, pas një serie prej nëntë operacionesh që kulmuan me një operacion maratonë 23 orësh për t’i ndarë ata

Organizata bamirëse mjekësore me bazë në Londër Gemini Untwined, e cila ndihmoi në kryerjen e procedurës, e përshkroi atë si “ndarjen më sfiduese dhe komplekse deri më sot”, duke pasur parasysh se djemtë kishin disa vena jetësore.

“Askush nuk besoi se ishte e mundur në fillim. Shpëtimi i të dyve ishte një arritje historike“, tha një nga mjeket që mori pjesë në operacion.

Anëtarët e ekipit mjekësor, i cili përfshinte rreth 100 veta staf, u përgatitën për fazat delikate përfundimtare të operacionit më 7 dhe 9 qershor me ndihmën e realitetit virtual.

Duke përdorur skanimet e trurit për të krijuar një hartë dixhitale të kafkës së përbashkët të djemve, kirurgët praktikuan procedurën në një operacion të ekzekutuar si në Britani ashtu edhe në Brazil.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA