Gërmimet në një zonë të humbur të Nju Meksikos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të ndryshojnë përgjithmonë historinë e hershme të atij kontinenti dhe si pasojë historinë e zhvillimit të njeriut.
Në sitin arkeologjik janë gjetur eshtrat e të paktën dy mamutëve, një në moshë madhore dhe një këlysh, që nga analiza e kockave me metodën e karbonit dhe të tjera edhe më të sofistikuara, i përkasin një periudhe midis 36 mijë deri në 39 mijë vite më parë.
Top Albania Radio shkruan se lajmi befasues nuk është ky, sepse në ato kohë prania e paraardhësve të elefantëve ishte diçka normale, por fakti që eshtrat kockore tregojnë prerje me mjete të forta dhe shenja të padiskutueshme përpunimi njerëzor, që i bën paleontologët të besojnë se ai sit është në të vërtetë një thertore prehistorike.
Por pikërisht këtu të dhënat në terren nuk përputheshin me librat e historisë, nga momenti që deri më tani dihej se njerëzit e parë që kanë kaluar nga “ura” prej akulli e quajtur Beringia, që bashkonte dikur Alaskën me Siberinë, nuk kishim më shumë se 20 mijë vjet. Por zbulimi i fundit, i kryer nga kërkuesit e universitetit të Teksasit, të paktën dyfishon të ketë datë historike, shtuar pikëpyetjet mbi historinë e banorëve të parë të kontinentit amerikan.
Top Channel