Zjarret vijojnë të jenë aktive në disa zona të Shqipërisë, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar për 22 vatra, ndërsa vijojnë të jenë aktive 2 prej tyre.
Pas ndërhyrjes nga forcat operacionale është bërë e mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:
• Fshatin Panaja, fshati Kropishtë dhe fshatin Delisuf, bashkia Vlorë.
• Fshatin Rehovë, bashkia Poliçan.
• Fshatin Poshnje, bashkia Dimal.
• Fshatin Bogë dhe fshatin Reç bashkia Malësi e Madhe
• Fshatin Bërdicë, bashkia Shkodër.
• Në lagjen nr.1, bashkia Kavajë.
• Fshatin Fushë Prezë, bashkia Vorë.
• Në fshatrat Frashtan, Lugar, Grapsh dhe fshatin Goranxi, bashkia Dropull.
• Në lagjen “Granic”, bashkia Gjirokastër.
• Fshatin Veliqot, bashkia Tepelenë.
• Fshatin Rubjekë, bashkia Shijak.
• Në lagjen ish – SMT, bashkia Devoll.
• Fshatin Kamunah, bashkia Cërrik.
• Fshatin Seman dhe fshati Portëz bashkia Fier.
• Fshatin Cukas, bashkia Lushnje.
• Fshatin Margëlliç, bashkia Patos.
Për shuarjen e flakëve janë angazhuar 437 efektivë zjarrfikës, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor dhe forca vullnetare.
Gjithashtu në zonat e zjarreve kanë ndërhyrë 44 mjete zjarrfikëse, 1 helikopter Cougar dhe 2 avionë të palës greke, të cilët kanë punuar mbi fshatin Kardhikaq të bashkisë Finiq.
Aktualisht janë aktive vatrat në:
• Në fshatin Pecë i bashkisë Finiq pavarësisht ndërhyrjes gjatë ditës së djeshme dhe gjatë natës nuk është arritur shuarja e vatrës së zjarrit. Mëngjesin e sotëm ka rinisur puna për shuarjen e zjarrit, ndihmuar edhe nga ajri me helikopter Cougar te MM.
• Fshatin Postribë i bashkisë Shkodër vatra nuk është shuar, por ka një intensitet të ulët. Vijon puna për shuarjen e flakëve.
Top Channel