Vendi ynë mbetet në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm përgjatë gjithë 24 orëshit, duke bërë që kthjellimet të dominojnë pjesën më të madhe të vendit tonë në orët e paradites.
Sipas MeteoAlb, pas mesdite pritet të ketë kalime të pakta të vranësirave të cilat do të shfaqen në zonat malore dhe në zonën e ulët, por nuk do të mund të sjellin reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 39°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke sjell dallgëzim 3 ballë.
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të dominojnë përgjatë gjithë ditës në Kosovë, ku në orët e para të ditës kthjellimet do të jenë mbizotëruese. Ndërsa në orët vijuese do të ketë kalime të pakta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore dhe Qendrore.
Top Channel