Maqedoni e Veriut/ 855 raste të reja dhe 683 të shëruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit
31/07/2022 14:44
Maqedonia e Veriut brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 855 raste të reja me COVID-19, ndërsa 683 pacientë fituan betejën.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 327.009, prej të cilëve 312.443 janë shëruar.
Numri i viktimave mbetet në 9.370, pasi vendi nuk regjistroi vdekje të tjera nga koronavirusi.
Që nga shpërthimi i koronavirusit, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 2.116.007 teste për COVID-19, përfshirë 1.602 teste të kryera brenda 24 orëve të fundit.
Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 5.196.
Top Channel