Avokatët falin dezertorët! Tërhiqen nga pezullimi i licencës, kërkojnë sugjerime për ankimimin në Kushtetuese

31/07/2022 20:04

Pasi dështuan me bojkotin kombëtar të seancave ndaj hartës gjyqësore që u miratua në muajin korrik, avokatët kanë hyrë në fazën e dytë të kundërshtimeve.

Dhoma kombëtare e avokatisë u ka bërë apel të 2 mijë avokatëve në Shqipëri që të bëhen pjesë e grupit të punës për të gjetur problemet që ka harta gjyqësore. Këto gjetje do të bëhen pjesë e padisë drejt kushteueses që pritet të dorëzohet vetëm pasi harta e re me 18 gjykata të shkrira të botohet në fletoren zyrtare.

 “Grupi aktualisht përbëhet nga 5 persona, por dhoma kombëtare i bëri apel gjatë javës avokatëve më të mirë që të bashkohen me ne, dhe çdo avokati qq e ndjen veten të zotin për këtë çështje”- tha Saimir Vishaj

Ndërkohë dhoma kombëtare e avokatisë ka bërë një hap pas dhe deri diku ka bërë paqe me avokatët që thyen greven. Masat kryesore që u morën ndaj tyre është ajo e këshillimit.

 “Kushtetuese nuk është megjithatë duhet te mbajmë parasysh që ne jemi një grup në komitet të dispilinës dhe vendimmarrjet duhet të respektohen nga të gjithë”- tha Saimir Visha.

Harta e re gjyqësore përfshin 13 gjykata të zakonshme, shkalla e parë, nje apeli në rang vendi, dy administrative një në Tiranë dhe një në Lushnjë dhe një gjykatë të lartë. Dhe megjithëse ajo është miratuar, kuptohet që avokatët nuk heqin dore.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA