Është arrestuar pas më shumë se 24 orë 37 vjeçari Ramiz Lici i cili vrau bashkëjetuesen e tij Jetlira Elezi pas një konflikti xhelozie. Ngjarja ndodhi në lagjen Skëndërbej të Elbasanit ku çifti jetonte me qira pas divorceve nga martesat e mëparshme, prej të cilave kishin edhe fëmijë.

37 vjecari qëndronte i fshehur poshtë urës së Zaranikës në Elbasan, sic bën me dije policia, ndërsa është vënë nën pranga me akuzën e vrasjes me dashje.

Policia ka shoqëruar gjithashtu edhe vëllanë e 37 vjeçares i cili përmes një postimi në rrjetet sociale kërcënonte me vdekje familjarë të Micit.

Dëshmitarët në lagjen Skëndërbej të Elbasanit thanë për Top Channel se prej disa ditësh çifti kishte konflikte, madje 5 ditë para krimit ata ishin paraqitur në polici ku 37 vjeçarja ishte pajisur me urdhër mbrojtje.

Prej atëherë çifti vazhdonte të jetonte në banesën e marrë me qira, por ne dhoma të ndara. Teksa Jetlira ka vendosur të largohet nga kjo shtëpi ka ngjallur një tjetër debat mes çiftit që do të çonte në krimin e rëndë.

Kanë qenë fqinjët ata që e kanë gjetur të vdekur 37 vjeçaren dhe kanë lajmëruar policinë.

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA