Pronari i banesës që u kishte dhënë shtëpinë me qira çiftit Ramis Micit dhe Jetlira Elezit, ka treguar se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 1 të mesnatës.
Ai tha për mediat se rreth orës 00:50, Ramizi doli nga banesa dhe la derën e banesës hapur dhe kur ata shkuan gjetën gruan të shtrirë në tokë të mbuluar me gjak. Ai tregon se ata të dy kishin pasur debate dhe viktima e kishte denoncuar në polici.
“Pati zënka me burrin. Ishte në polici, e denoncoi. Çiftit i kisha dhënë me qira banesën në këtin e dytë. Pas debatit, i thashë vajzës kalo në kat të parë ti sa të gjesh shtëpinë. Një muaj kishin që morën banesën me qira. Sot në orën 1 pa 10 doli nga banesa ai. La derën hapur, erdha këtu pash kufomën shtrirë, gjaku ishte…. Njoftova policinë dhe kaq ishte puna e tij”, tregon pronari i banesës ku mbeti e vrarë 37-vjeçarja.
Ramiz Mici së bashku me 37-vjeçaren jetonin në lagjen “Skënderbej” prej 4 muajsh në një banesë me qira. 37-vjecarja ishte e divorcuar dhe kishte dy fëmijë nga martesa e parë. Edhe autori i vrasjet ishte i divorcuar dhe kishte dy fëmijë nga martesa e mëparshme.
Viktima kishte kerkuar ndihmë në polici pas debatit dhe ishte pajisur me urdheër mbrojtje. Prej asaj dite, ata jetonin në të njëjtën shtëpi por me dhoma të ndara.
Sot 37-vjeçarja do të largohej nga banesa pasi kishte gjetur shtëpi tjetër. Duket se ky ka qenë shkaku i debatit të fundit që çoi në vrasjen e saj.
Ndërkohë, policia është vënë në ndjekje të autorit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes pasi ka kryer krimin.
Top Channel