Rënia e euros nuk ka të ndalur në tregun vendas. Monedha evropiane ka arritur nivele të reja të minimumit historik duke u këmbyer me 116.6 lekë.

Por bizneset vendase, të cilat lehtësisht e këmbejnë euron, nuk e reflektojnë kursin zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Kjo pohohet edhe nga turistët e ndryshëm në vend.

Vij nga Polonia për herë të parë në Shqipëri. Sa i përket kursit të këmbimit në Durrës, eurot i kam thyer me 112 lekë”.

Unë jam nga Katalonja, prej disa ditësh në Shqipëri. Me kursin e këmbimit 100 lekë i kam thyer me 85 cent”.

Rënia e euros i ka prekur turistët në forma të ndryshme

Në Poloni çmimet janë më të shtrenjta se këtu dhe realisht nuk e kam ndjerë efektin e kursit të këmbimit. Më bie më lirë të vij të pushoj në Shqipëri ende”.

Për mua Shqipëria ka çmime shumë të lira. Është gati gjysmë për gjysmë me Katalonjën dhe as këmbimi i eurove nuk ka problem”.

Çmimet janë pak më shtrenjtë seç e prisja. Te kjo ka ndikuar edhe dobësimi i euros. Mendoj që po të kisha ardhur një vit më parë, kur kursi ishte 125, do kishim pasur më shumë lekë në dispozicion. Për këtë pendohem pak”.

Rënia e euros është ndikuar nga situata ekonomike e eurozonës, që po vuan pasojat e luftës në Ukrainë. Pavarësisht vendimit të Bankës Qendrore Evropiane për të rritur normat e interesit, kjo sërish nuk është reflektuar në forcimin e monedhës. Rënia e mëtejshme e saj është një thikë me dy presa për vendin, pasi nga njëri krah dobëson eksportet, ndërsa në tjetrin ndihmon qytetarët që duan të udhëtojnë apo shlyejnë kreditë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA