Dyshohet se punon për grupe kriminale, burg për ish-policin e RENEA-s! Remal Rada: Më futën në kurth

28/07/2022 12:14

Gjykata e Tiranës vendosi arrest me burg ndaj ish efektivit të repartit special Renea Remal Rada dhe 28 vjeçarit  Elton Hithi , të arrestuar gjatë operacionit Pasagjeri dhe që dyshohen për arsenal armësh sipas versionit të policisë.

Gjykata e Tiranës vendosi arrest me burg ndaj ish efektivit të repartit special Renea Remal Rada dhe 28 vjeçarit  Elton Hithi , të arrestuar gjatë operacionit Pasagjeri dhe që dyshohen për arsenal armësh sipas versionit të policisë.

Në automjetin me targa angleze policia zbuloi një çANTë brenda të cilës ishte fshehur një armë e gjate me dylbi dhe një objekt i dyshuar si silenciator. Ndërkohë aksioni i mëpasshëm zbuloi se në një banesë me qera ku jetonte ish polici Rada u gjetën tre targa të ndryshme, një jelek multifunksional i shkruar Renea , një pistoletë dhe dy thika. duke i konsideruar si arsenal prangat e gjetura aty , elektrikët e dorës dhe thikat me hapje policia i referoi Të dy për armë mbajtje pa leje.

Siç mëson Top Channel gjatë gjykimit me dyer të mbyllura , ish anëtari i forcave speciale i cili është dorëhequr nga detyra pak muaj më parë, këmbënguli se snajperi nuk i përkiste atij. këtë deklaratë e dha avokati mbrojtës i të dyshuarit, ndërsa 39 vjeçari ka qëndruar në heshtje të plotë gjatë seancës. Kurse të njëjtën gjë shtoi edhe i riu Hithi, që këmbëngul se e mori Remal Radën për shoqëri mbasi i kishin dërguar një porosi nga Anglia.

‘Isha tek im vëlla në 29 qershor dhe aty njoha një person me emrin Ilir që më tha se ishte një porosi. Prisja rroba dhe kur morëm çantën, sapo i thashë Remal Radës se me shumë mundësi çanta do kishte diçka tjetër, na ndaloi policia”- tha i riu në gjykatë.

Prokurorja e çështjes Anisa Qilimi këmbënguli në gjykatë se ish oficeri duhet të akuzohet jo vetëm për armëmbjatje pa leje, por edhe për mbajtje pa të drejtë të uniformës policore, meqënëse në banesën me qera u gjet një jelek i RENEAS.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA