Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano paraqitet në SPAK

28/07/2022 14:30

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, është paraqitur ditën e sotme në SPAK, ndërsa nuk dihet ende qëllimi i vizitës së tij në Strukturën Antikorrupsion.

Duket se SPAK po trazon qetësinë dhe temperaturat e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë të cilët ditët e fundit po thërriten për t’u pyetur.

Por të gjithë ata këmbëngulin se dolën para prokurorëve të posaçëm të SPAK si deklarues. Gjatë ditës së djeshme ishte radha e ish-kryebashkiakut Xhelal Mziut që të pyetej. Edhe ai sqaroi pozicionin e tij, ku tha se ishte si deklarues.

Por ish-kreu i pushtetit lokal të Kamzës u pyet mbas një denoncimi të kryebashkiakut Rakip Suli që këmbëngul se paraardhësi ka abuzuar me detyrën.

Më herët si deklarues ishin edhe zyrtarë të tjerë, si Ilir Beqja, Tualant Balla, Dritan Leli dhe Blendi Gonxhe.

Teksa të gjithë përgatiten për pushimet e verës, duket se SPAK e pret një gusht intensiv dhe me gjasë hetimet që po avancojnë do shkaktojnë zhurmë prangash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA