Hulumtimet e fundit të kryera në Gjermani tregojnë se sistemet info-argëtuese dhe ekranet që vendosen në makinë, shpërqendrojnë shoferin shumë më tepër nga sa mendonim.

Me epokën modern dhe dixhitalizimin, automjetet e viteve të fundit tashmë janë shndërruar në kompjuterë të lëvizshëm, të ngarkuar me dhjetëra sisteme dhe aplikacione për sigurinë dhe argëtimin e pasagjerëve.

Por duket se siguria dhe argëtimi, nuk mund të bashkëjetojnë në të njëjtën hapësirë. Këtë e konfirmon një sondazh i kryer në Gjermani nga ADAC. Sondazhi vërtetoi se sa më shumë funksione të ketë ekrani në makinë, aq më i rrezikshëm do të jetë mjeti.

Në prodhimet e fundit të mjeteve, tashmë në ekran nuk ka vetëm argëtim  si muzikë apo harta, por edhe funskionet e drejtimit të mjetit, si rregullimi i fshirëseve të xhamit të përparmë, sistemet e ndihmës së shoferit, rregullimi i pasqyrave dhe timonit, etj.

“Kjo kërkon më shumë kohë dhe shpërqendrim të shoferit dhe për këtë arsye përfaqëson një rrezik të rëndësishëm sigurie,” thotë ADAC.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA