Foto ilustruese

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia ditën e sotme pasi mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës një 21-vjeçar.

Njotimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin O. M., 23 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin E. M., 21 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedura

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA