Duket se SPAK po trazon qetësinë dhe temperaturave zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë të cilët ditët e fundit po thërriten për tu pyetur.
Por të gjithë ata këmbëngulin se dolën para prokurorëve të posaçëm të SPAK si deklarues. Gjatë ditës së sotme ishte radha e ish-kryebashkiakut Xhelal Mziut që të pyetej.
Edhe ai sqaroi pozicionin e tij, ku tha se ishte si deklarues.
Por ish-kreu i pushtetit lokal të Kamzës u pyet mbas një denoncimi të kryebashkiakut Rakip Suli që këmbëngul se paraardhësi ka abuzuar me detyrën.
Ky denoncim u krye gjatë 2020. Njësoj si denoncime të tjera ndaj zyrtareve të lartë për tendera , koncensionesh dhe ceshtje korrupsioni qe po hetohen.
Megjithatë si deklarues apo jo të gjithë ata që dalin nga SPAK nuk janë aq të qetë sa shfaqen përpara medias.
Më herët si deklarues ishin edhe zyrtarë të tjerë, si Ilir Beqja, Tualant Balla, Dritan Leli dhe Blendi Gonxhe.
Teksa të gjithë përgatiten për pushimet e verës, duket se SPAK e pret një gusht intensiv dhe me gjasë hetimet që po avancojnë do shkaktojnë zhurmë prangash.
Top Channel