Lindita Nikolla kryetare e Parlamentit ka njohur kryetarët e grupeve parlamentare me dosjen e AIDSKSH për një politikan të rëndësishëm i cili rezulton bashkpuntor i ish Sigurimit të Shtetit.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu raporton se në këtë dosje ndodhen dy dokumente. Njëra jo sekret tashmë e publikuar nga AIDSKSH dhe një tjetër me mbishkrimin sekret.

Gazetari Top Channel, Muhamed Veliu është njohur më përmbajtjen e dokumentit sekret. Sipas tij bëhet fjalë për një dosje sekrete e të dënuarit F.T. brenda së cilës gjendet dhe roli si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit i Ilir Metës. AIDSKSH e ka gjetur dosjen, por që të procedojë më tej me vendim duhet që të ndryshojë ligji.

Pengesa që është vendosur në ligj është vendosur gjatë kohës kur Kryetar Kuvendi ishte vetë Ilir Meta. AIDSKSH i kërkon Kuvendit shfuqizimin e ndalesës për ta hapur këtë dosje dhe për të shpallur Ilir Metën zyrtarisht, bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit.

Pjesë nga dosja

“Duke marrë shkasë nga disa shqetësime të kohëve të fundit, përsa i përket disa rasteve ku figura të verifikuara nga komisionet e mëparshme të pastërtisë së figurës si komisioni Mezini dhe Bezhani dhe të pajisur prej tyre me certifikata të pastërtisë të figurës të cilat nëse do të ishin lëshuar sot nga Autoriteti në kushtet e konsultimit të arkivës sonë dhe në zbatim të një metodologjie e standarti të qarta, këto çertifikata të pastërtisë së figurës të këtyre subjekteve do të ishin të ndryshme.

“Ne vijim te kerkesave dhe propozimeve tona te meparshme, por sidomos duke marre nxitje nga denoncimi me i fundit i ardhur ne institucion mbi pastertine e figures se nje prej personaliteteve mete larta te shtetit siç eshte, ish Presidenti i Republikes Z Ilir Metaj, i pajisur me certifikatë te pastertise se figures nga Komisioni Mezini dhe Bezhani, e konfimruar nga ana jone me Vendimin e Autoritetit nr. 17, date 28.04.2017, rezulton se ne fakt figuron ne dokumentet e krijuara nga strukturat e ish-Sigurimit te Shtetit. Nese institucioni do te ishte ne kushtet e riverifikimit te pastertise se figures te shtetasit Ilir Metaj, gje te cilen nuk na e lejon neni 29. pika 4, e ligjit funksional, rezultatet e kerkimit do te ndryshonin.

Me qellim qe situata te tilla te mos perseriten me dhe ne perndjekje te qellimit per te mundesuar qe personat qe ushtrojne detyra shteterore aq me shume ato subjekte qe ushtrojne detyra te larta shteterore te mund te vleresohen nga Autoriteti, Ju sjellim ne vemendje me qellim miratimin nga ana juaj e propozimit per disa ndryshime ne Kodin Zgjedhor te Republikes se Shqiperise si dhe ndryshime ne ligjin nr. 45/2015 te ndryshuar, si me poshte” 

….

E nderuar znj. Kryetare, në mënyrë që Autoriteti të jetë i pavarur, i besueshëm për shoqërinë shqiptare dhe faktorin ndërkombëtar, si dhe të kryejë punën e tij në mënyrën më transparente të mundshme dhe të jetë i lire nga çdo insinuate që kërkimi dhe rezultati arkivor nuk është bërë në mënyrën e duhur, Ju përcjellim informacionin se në lidhje me rastet më flagrante të konstatuara nga instituconi, ku disa figura të rëndësishme si: A. D., Th. S., S.H, Xh. Sh.. D.C; dhe I. M., të cilat kanë patur certifikatë të pastërtisë së figurës, figurojnë në dokumentet e krijuara nga ish-Sigurimi i Shtetit, raste të cilat duhet të mbahen parasysh në vlerësimin tuaj në lidhje me miratimin nga ana e Kuvendit të propozimeve për ndryshime ligjore të cilat do t’i gjeni bashkëlidhur kësaj shkrese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA