Vijon operacioni për fikjen e zjarrit në fshatin Boge, Njësia Administrative Shkrel.
Flakët e zjarrit të ndihmuara dhe nga era e temperaturat e larta kanë përparuar në një sipërfaqe të madhe në zonën e mbrojtur.
Për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit janë në operacion 30 forca të Repartit Ushtarak Vau i Dejës, 7 forca të MZSH, 10 forca nga Drejtoria Pyjore dhe 6 nga Azdm Shkodër.
Vatër zjarri edhe në juglindje, në pyllin e Leminotit në Bashkinë e Maliqit. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se janë mbi 5 vatra deri më tani në atë pyll.
Trupat e zjarrfikëses të kësaj bashkie kanë ndërhyrë të martën por pa mundur të bëjnë fikjen e flakëve, për shkak të territorit të vështirë ku nuk mund të shkojnë mjetet fikëse.
Sipas burimeve bëhet me dije se zjarrvënia të jetë e qëllimshme.
Top Channel