Theu masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari në Tepelenë

26/07/2022 11:01
Foto ilustruese

Një 40-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tepelenë, banues në fshatin Izvor, pasi theu masën e sigurisë arrest shtëpie.

Masa “Arrest në shtëpi”, iu dha 40-vjeçarit me inicialet I.H nga Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, duke dalë jashtë banesës.

Materialet në ngarkim të shtetasit I. H. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA