Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së kryeqytetit, pasi iu gjet municion luftarak në makinë.

Gjatë operacionit policor të koduar “Double strike”, u arrestuan R. R., 39 vjeç, banues në Tiranë dhe E. H., 28 vjeç, banues në Laknas, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Sekuestrohen një armë zjarri snajper, një armë zjarri pistoletë, një karikator arme automatike, dy krehra pistolete, një sasi municioni luftarak, dy palë dylbi nate terminale dhe një dokument policie.

Në informacionet e siguruara në rrugë operative se në afërsi të rrethrrotullimit të Sanatoriumit, me një makinë, po qarkullonin dy shtetas të armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Double strike”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në afërsi të rrethrrotullimit të Sanatoriumit, me një automjet, po qarkullonin 2 shtetas të armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Double strike”.

Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin R. R. dhe pasagjer shtetasin E. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri snajper, targa të huaja, një mjet identifikimi ai ato të Policisë dhe një pult për hapjen dhe mbylljen e targave të mjetit.

Në vijim të kontrollit, në banesat e këtyre shtetasve, u gjetën një armë zjarri pistoletë, dy palë dylbi dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës””, sipas policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA