Pjesëtarët e shkollave të salsës u mblodhën të kremtonin 486 vjetorin e qytetit të Calit, por patën rastin të festonin edhe diçka tjetër: shpalljen e kërcimit të famshëm pjesë të trashëgimisë kulturore jomateriale të kombit nga qeveria kolumbiane.
“Cali është një qytet që jeton për salsan”, thotë Edwin Chica, Drejtor i Festivalit Botëror të saj.
“Në këtë qytet, çdo gjë jeton e merr frymë me këtë kërcim. Kemi valltarë, orchestra, muzikantë, këngëtarë, koreografë; kemi madje edhe turizëm të salsas”, tha Edwin Chica, Drejtor i Festivalit Botëror të salsas.
“Kërcimi më mbush me krenari, më mbush me gëzim, sepse e di që po jap gjithçka timen duke bërë atë që dua më shumë, dhe dua vërtet që të tjerët të shijojnë performancën time”, tha Laura Perdomo, kërcimtare.
Vendimi i ekzekutivit kolumbian konsiderohet i një rëndësie të veçantë, pasi mundëson subvencionimin e konkurseve të kërcimit, krijimit dhe performancës muzikore, por edhe prodhimin e kostumeve për valltarët përmes vënies në jetë të një plani të veçantë për mbrojtjen e salsës së Cali-t.
Top Channel