Mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj e nisi me një batutë për ardhjen e turistëve të shumtë në kryeqytet.
Ai rrëfeu për një mesazh që i kishte ardhur në telefon, ku i ankoheshin për numrin e lartë të turistëve në Tiranë.
“Mjafton të kalosh në sheshin Skënderbej për të parë grupet e turistëve, për të cilët para 7 vitesh nuk e mendoja kurrë se do të vinte dita që do merrja ankesa. Në Whatsapp njerëzit më thonë “Lali, na mbytën turistët, nuk dalim dot nga shtëpia”. Por, ky është një nga ato problemet e mira, që zgjidhen. Sigurisht, Tirana mund të jetë e ngarkuar prej turistëve, por është super biznes sepse punojnë hotelet, punojnë restorantet, punojnë dyqanet, punojnë klubet dhe taksitë, një zinxhir i tërë i lidhur me industrinë e mikpritjes”, tha Veliaj.
Top Channel