Zjarrvënia e makinës natën e kaluar në Korçë dyshohet të jetë e qëllimshme. Pronari i makinës, shtetasi A.Z është emër i njohur për policinë e Korçës, aktualisht ai vuan dënim në burgun e Drenovës për drogë.
Nga policia po punohet për identifikimin e autorëve.
“Më datë 25.07.2022, rreth orës 23:55, në lagjen nr. 17, Korçë, ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit A. Z., banues në Korçë, i cili ka qenë i parkuar në rrugë. Nga hetimet e kryera, dyshohet se zjarri mund të jetë vënë qëllimisht. Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme”, sipas policisë.
Top Channel