Komiteti Shqiptar i Helsinkit kërkoi shfuqizimin e dy neneve, Gjykata Kushtetuese kalon çështjen në seancë publike
26/07/2022 16:38
Gjykata Kushtetuese ka vendosur kalimin për shqyrtim në seancë publike të çështjes së depozituar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, sa i takon kërkesës për shfuqizimin si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të nenit 89/b dhe 242/a të Kodit Penal.
Nenet dënojnë penalisht disa forma të mosbindjes së qytetarëve ndaj masave të organeve kompetente shtetërore gjatë gjendjes së jashtëzakonshme apo gjendjes së fatkeqësisë natyrore.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit pretendon se ndryshimi në kod nuk mund të justifikojë qëllimin në rast se cënohen parimet.
Top Channel