Giykata dënoi një 61-vjeçar me një muaj e gjysmë shërbim prove mbasi e gjeti fajtor për vrasjen e një maceje.
Shtetasi V. Marku fitoi zbritje dënimi nga pendesa që shfaqi përpara gjykatës, ndërkohë që nga hetimet e Prokurorisë ai shfaqet në një kamera sigurie teksa godet vazhdimisht kafshën shtëpiake.
Mbas dhunës, burri që ishte administrator i pallatit ku u fiksua keqtrajtimi i kafshës e futi macen në një qese të zezë dhe më pas e zhduku.
Çështja u bë virale në rrjetin social “Instagram”, por pas nisjes së hetimeve i akuzuari refuzoi që të paraqitej në polici për të dhënë një deklaratë. Prokuroria tha në gjykatë se 61-vjeçari ka rrezikshmëri shoqërore pasi preku normat që ligji i mbron posaçërisht. Për identifikimin e të dyshuarit, policia këqyri disa pamje filmike në pallat, ndërsa u vu në kërkim të tij duke ia referuar për hetime të mëvonshme akuzës së kryeqytetit.
Prokuroria e konkludoi akuzën në gjykatë gjatë kësaj të marte dhe brenda ditësh giyqtari e shpalli fajtor duke e urdhëruar që mos të shoqërohet me persona të dënuar dhe që gjatë këtij afati ai të paraqitet në drejtorinë e shërbimit të provës.
Top Channel