Fermerët, padi në prokurorinë e Shkodrës/ Pas protestave fermerët e Vaut të Dejës padisin kryebashkiakun dhe drejtuesit e bujqësisë
26/07/2022 15:23
Pasi provuan protestat, fillimisht duke bllokuar rrugën Shkodër–Lezhë dhe pastaj pranë Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor Shkodër, fermerët e bashkisë Vau–Dejës, po kërkojnë të gjejnë zgjidhje nga institucionet e drejtësisë.
Këtë të marte, ata paditën në Prokurorinë e Shkodrës, kryebashkiakun Mark Babani dhe Drejtoreshën e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural Eranda Selmanaj.
Nëse prokuroria e Shkodrës nuk ju jep një zgjidhje, atëherë fermerët paralajmërojnë se do t’i drejtohen SPAK.
Top Channel