Rreth 2.5 milionë vizitorë të huaj kanë hyrë në Shqipëri vetëm në 6-mujorin e parë të vitit sipas Institutit të Statistikave.
Kjo shifër rezulton ndjeshëm më e lartë jo vetëm se vitin e kaluar, por edhe krahasuar me vitin 2019 të parakrizës, pasi numërohen rreth 400 mijë më shumë turistë të huaj të ardhur në vend për të njëjtën periudhë.
Turizmi patriotik vijon të dominojnë hyrjet e të huajve pasi nga Kosova numërohen 969.5 mijë vizitorë të ardhur në 6-mujorin e parë të vitit, shumë më tepër se para pandemisë. Por, në raport më një vit më parë, hyrjet e shtetasve kosovarë kanë parë rritjen më të ulët
Pas tyre, vijnë turistët nga vendet e tjera të rajonit Maqedonia, Greqia që ka parë edhe rritjen më të madhe me 5 fish më shumë hyrje se në vitin 2021, ndjekur nga Mali i Zi me 199.5 mijë vizitorë.
Edhe Polakët kanë qenë më të shumtë në numër këtë periudhë të vitit, me 39.5 mijë shtetas polakë të ardhur në Shqipëri, në rritjet edhe krahasuar me vitin 2019.
Por, edhe numri i shqiptarëve që kanë dalë jashtë vendit ka rezultuar i lartë prej 2.5 milionë shtetas, i njëjtë me hyrjet e shtetasve të huaj në vend. në raport me vitin e kaluar, daljet e shtetasve shqiptarë rezultojnë rreth 800 mijë më shumë shqiptarë se vitin që lamë pas, por më pak se krahasuar me vitin normal 2019.
Me këto ritme dhe nëse shtetet nuk aplikojnë më masa bllokuese për shkak të pandemisë, shifrat flasin që ky sezon veror të rezultojë pozitiv për Shqipërinë duke kaluar atë të vitit 2019 të cilësuar si viti i artë i turizmit, me mbi 6.4 milionë turistë të huaj.
Top Channel